Klubi që ka prodhuar më shumë fitues të çmimit më të rëndësishëm, “Topi i Artë”, në krahësim me çdo skuadër tjetër është Barcelona. Lojtarët e skuadrës spanjolle do të tërheqin sot trofeun e lakmuar për herë të 11-tën herë.

Sakaq, Lionel Messi është favorit para Neymar, dhe yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, duke bërë kështu të vetin çmimin e lojtarit më të mirë në botë. Messi ka fituar katër herë këtë çmim individual, ndërsa lojtarët e Barcelonës kanë arritur gjithsej 10 herë këtë çmim.

Ndërkohë, lojtarët tjerë të katalunasve të cilët janë shpallur më të mirët në botë janë, Luis Suarez, Johan Cruyff (dy herë me Barcelonën), Hristo Stoichkov, Rivaldo dhe Ronaldinho. Pas Barçës Radhën për këtë çmim Pas vijnë, Juventus, Milan dhe Real Madrid me nga tetë ‘Topa të Artë’, ndërsa Bayern Munich vjen me pesë ‘Topa të Artë’ të fituar dhe Man United me katër sosh.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: