FC Barcelona, fituese e kampionatit, Kupes se Mbretit dhe Liges se Kampioneve, synon edhe Superkupen e Evropes te marten ndaj Seviljes (ora 20.45), por do te luaje pa sulmuesin Neymar, qe do te jete i padisponueshem per dy jave. Ky do te jete trofeu i katert nga gjashte te mundshmit ne 2015.

Ne Tbilissi, ne Gjeorgji, Barça kerkon te nise sezonin me nje trofe te ri, para se te diskutoje Superkupen e Spanjes ndaj Athletic Bilbao (14 e 17 gusht) e me pas Boterorin e klubeve ne muajin dhjetor.

Kjo do te jete nje mundesi per te arritur rekordin e gjashte titujve ne vitin 2009 nga ekipi katalan, qe atehere drejtohej nga trajneri Pep Guardiola.

“Tre trofete e para i takojne te kaluares se shkelqyer. Por, tashme ne na intereson te marrin gjashte trofete e mundshme”, ka theksuar trajneri Luis Enrique.

Pa “Ney”, treshja fantastike “MSN” e Barçes do te reduktohet ne dy, e perbere nga argjentinasi Lionel Messi dhe uruguajani Luis Suarez. Spanjolli Pedro do te kompletoje repartin sulmues.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: