Ti vendosësh një datë fikse fundit të kontratës me një nga talentet më të mëdhenj të futbollit Botëror është e pamundur, aq më tepër kur bëhet fjale për Lionel Messit. Marrëdhënia e “pleshtit” më klubin e Barcelonës ka gjithnjë e pastër, një “martesë” e cila nuk është vënë kurrë në diskutim. Të dy palët dëshirojnë që ky bashkëpunim të vijojë në përjetësi, por një ditë edhe Messi do të jetë i detyruar të var “këpucët mbi gozhdë”.

Aktualisht, Messi ka një kontratë të vlefshme me Barçën deri në vitin 2021, por të dy palët kërkojnë ta zgjasin sërish bashkëpunimin. Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, të dy palët kërkojnë ta zgjasin minimalisht edhe për një tjetër vit, deri në 2022 ose deri në 2023, kur Messi të jetë 36 vjeç, por as këto kushte nuk janë fikse pasi gjithçka është në dorë të yllit argjentinas.

Messi
Messi

Si gjithnjë në tavolinën e Messit ekziston një çek i bardhë ku vetëm Messi ka të drejtë të vendos deri kur do të luaj dhe sa dëshiron të përfitojë, fundja ky është minimumi që Barcelona mund të bëjë për lojtarin që e dërgojë futbollin dhe klubin e Barçës në një tjetër nivel.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb