Pas nisjes zhgënjyese në sezonin e ri të kampionati spanjoll, ndërprerja e tij për shkak të impenjimit të kombëtareve në eliminatoret e Euro 2020 vjen si një “dhuratë” për Barcelonën. Kampionët e La Liga kërkojnë të rikuperojnë futbollistët e rëndësishëm që vuajnë dëmtime, mbi të gjithë Lionel Messi.

67248628 442180689711143 4556734603280331211 N
67248628 442180689711143 4556734603280331211 N

Për këtë arsye, “Pleshti” do t’i nënshtrohet një terapie të veçantë gjatë ditëve të ardhshme, në mënyrë që të jetë gati për sfidën e 14 shtatorit kundër Valencia. Sulmuesi argjentinas nuk ka luajtur asnjë ndeshje deri tani, pasi që në datën 5 gusht vuan problemet e trashëguara në pulpën e këmbës së djathtë. Ky lloj dëmtimi kërkon afate të ndryshme rikuperimi për lojtarë të ndryshëm. Stafi mjekësor I Barcelonës do të punojë me Messi edhe gjatë ditëve të pushimit të dhëna nga trajneri Ernesto Valverde për skuadrën, ndërsa objektiv i parë është aktivizimi i sulmuesit në javën e katërt të La Liga.

1159891825.jpg.0
1159891825.jpg.0

Nuk do të rrezikohet asgjë, por kapiteni i ekipit katalunjas mund të provojë veten për disa minuta me ngarkesë të plotë. Kjo sfidë do të tregojë nëse Lionel Messi do të jetë gati për përballjen e parë në Champions League, atë kundër Borussia Dortmund në program për t’u luajtur më 17 shtator. Sipas mediave spanjolle, sulmuesi nuk do ta humbasë këtë ndeshje dhe kërkon të jetë me çdo kushte në fushën e lojës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb