SPANJË

Sulmuesi uruguaian është lënduar në ndeshjen ndaj Atletico Madrid.Lëndimet janë kthyer në një makth për Barcelonën, e cila nuk po arrin të kompletojë skuadrën nga futbollistët e dëmtuar edhe pse rivaliteti është gjithnjë prezent.


I fundit që tremb katalanasit është sulmuesi uruguaian, Luis Suarez i cili ka pësuar një lëndim në gjurin e tij të djathtë dhe tashmë do të duhet që të mungojë për dy javë.


Kështu Suarez do të humbasë ndeshjen me PSV-në në Ligën e Kampionëve si dhe ndeshjen me Villarrealin në kampionat.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb