Barcelona ka rënë nga shiu në breshër! Sikur të mos mjaftonte humbja në start kundër Atletik Bilbaos, Ernesto Valverde humbet edhe sulmuesin Luiz Suarez. Ekzaminimet mjekësore që kreu uruguajani, që braktisi ndeshjen në “San Mames” në minutën e 37-të, kanë shfaqur një dëmtim në pulën e këmbës së djathtë.

Nuk janë komunikuar kohët për rikuperimin e Suarezit, por është e sigurt se ai nuk do të jetë në fushë në takimin tjetër kundër Real Betisit. Për momentin mendohet se do të mungojë të paktën 2-3 javë, ndërsa pritet që të jetë gati për takimet e Kombëtares. Dëmtimi që ka pësuar Luis Suarezi është i njejtë me atë të Leo Mesit, që nuk ka luajtur në asnjë sfidë të pragkampionatit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb