18:20- FC Barcelona me anë të një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me Everton për shitjen e mbrojtësit Jerry Mina, i cili ishte edhe objektiv i Manchester United.

Në njoftimin e saj klubi i Barcelonës thotë: “Barcelona dhe Everton kanë arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit Jerry Mina. Klubi anglez do t’i paguajë Barcelonës 30.25 milionë euro plus 1.5 të tjera në formë bonusesh. Klubi rezervon të drejtën e riblerjes.

Barcelona dëshiron të shprehë publikisht falënderimet për Jerry Mina-n, për angazhimin dhe dedikimin. I urojmë gjithë të mirat në të ardhmen.”

18:35- Pak çaste më vonë Barcelona ka njoftuar për një tjetër marrëveshje me Everton.

“Barcelona dhe Everton kanë arritur marrëveshjen për huazimin në sezonin 2018/2019 të Andre Gomes. Klubi anglez do t’i paguajë Barcelonës 2.25 euro për huazimin dhe do t’i paguajë gjithashtu rrogën lojtarit.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb