Barcelona vazhdon ecurinë pozitive në La Liga. Skuadra e Valverde ka hasur pak vështirësi ndaj Leganesit por në fund ia dolën t’i mposhtin me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 20-të.

Dembele kaloi Barçën në avantazh në minutën e 32-të. Breithueit në fillimin e pjesës së dytë, ka befasuar vendasit duke barazuar në 1-1, por festa e miqve nuk ka zgjatur shumë duke qenë se Suarez arriti të shënonte edhe golin e dytë.

Leo Mesi realizoi një supergol vetëm pak minuta para fundit.

Pas këtij takimi katalanasit qëndrojnë në vend të parë me 46 pikë, pesë pikë më shumë se Atletiko e vendit të dytë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: