Merkatoja e verës është mbyllur prej kohësh, por Barcelona tashmë ka filluar të planifikojnë lëvizjet në merkaton e janarit, edhe pse klubi nuk dëshiron të bëjë blerje. Ajo që pritet është që një numër i lojtarëve të largohen nga klubi.


Pavarësisht përpjekjeve për të nënshkruar me Neymarin në gusht, braziliani nuk do të jetë në agjendën e janarit, pasi është një operacion krejtësisht i pamundur, duke pasur parasysh kostot. Barcelona duhet të balancojë shifrat dhe ata duhet të shesin lojtarët para se të përfundojë viti aktual fiskal më 30 qershor.


Emrat që preferohen të shiten janë: Ivan Rakitic, Samuel Umtiti dhe Arturo Vidal. Ernesto Valverde ka tepricë lojtarësh, diçka që ai vetë e ka përmendur, veçanërisht në mesfushë, ku janë shtatë lojtarë që luftojnë për tri pozicione.