SPANJË

Barcelona nuk ndalet dhe vazhdon e sigurt rrugën drejt mbrojtjes së titullit kampion në Spanjës. Skuadra katalunjase siguroi një tjetër fitore në La Liga, duke kaluar 2-0 transfertën kundër Gironas.

Semedo që në minutën e 9-të, kaloi miqtë në epërsi, ndërsa goli I tij vendosi edhe pjesën e parë. Me rikthimin në fushë pas pushimit, Girona mbeti me dhjetë lojtarë, pas kartonit të kuq të Espinoza.

Për të vulosur fitoren e Barcelonës mendoi Mesi me golin e tij në minutën e 68-të. Me këtë sukses, katalunjasit kthejnë sërsih diferencën prej pesë pikësh me ndjekësit më të afërt të Atletiko Madrid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: