Pas Frenki De Jong, Barcelona është gati të rrëmbejë një tjetër yll të sezonit fantastik të Ajax Amsterdam. Matthijs De Ligt prej kohësh mban vendin e parë në listën e blerjeve të klubit “blaugrana”, që ditët e fundit ka intesifikuar tratativat për të mbyllur marrëveshjen. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se emisarë të Barcelonës udhëtuan fundjavën e shkruar drejt kryeqytetit holandez, por gjithsesi nuk arritën të merrnin një “PO” përfundimtare nga ana e lojtarit. Kampionët spanjollë janë gati të paguajnë 70 milionë euro për kartonin e kapitenit 19-vjeçar të Ajax.

Matthijs De Ligt A50y12oav7gg1cpawtfxl6x4g
Matthijs De Ligt A50y12oav7gg1cpawtfxl6x4g

Një shifër e rëndësishme, por nuk është ky problemi për frenimin e marrëveshjes. Duke qëndruar në atë që raporton “El Mundo Deportivo”, De Ligt kërkon të përfitojë sa më shumë në mënyrë që të sigurojë kushtet më të mira të mundshme në kontratë. Barcelona mbetet në pritje, por nuk është e thënë që të durojë gjatë, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia që klubi katalunjas të tërhiqet përfundimisht. Kjo gjë nuk e shqetëson mbrojtësin dhe enturazhin e tij, që në tavolinë kanë edhe shumë oferta të tjera. Më e rëndësishmja ajo e Juventusit. Edhe “Zonja e Vjetër” kërkon shërbimet e holandezit dhe ashtu si Barcelona është e gatshme të paguajë 70 milion euro për kartonin e tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb