Pasi mposhtën Real Madridin në Santiago Bernabeu me rezultati e pastër 0-3, FC Barcelona do të luajë në finale të shtunën më 25 maj në Benito Villamarín në Sevilje me fituesin e gjysmëfinales tjetër. Valencia dhe Betis do të luajnë këtë të enjte ndeshjen e dytë në stadiumin Mestalla pas barazimit 2-2 të ndeshjes së parë.

Për Barcelonën, do të jetë finalja e 41-të e Kupës që do të luajë dhe e gjashta radhazi. Katalanasit e kanë fituar këtë trofe plot 30 herë, shtatë më shumë se Athletic dhe 11 më shumë se Real Madrid.

Nëse është Valencia ajo që kalon në finale, atëhere do të luftojë për trofeun n e tetë në 17 prezenca. Në vitin 2008, me Ronald Koeman në stol, ai mundi (3-1) Getafe në Vicente Calderón. Titujt e tij të tjerë u fituan në 1941, 1949, 1954, 1967, 1979 dhe 1999.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb