Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, sheh që të ketë dëmtime të shumta në repartin e sulmit, teksa shpreson të rikuperimi i Lamine Yamal sa më shpejt të jetë e mundur. Talenti spanjoll, i cili dëmtoi kyçin e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes së Champions ndaj Zvezdës, pritej të ishte jashtë fushës për dy ose tre javë.

Prezenca e tij për ndeshjen në shtëpi e Champions kundër Brestit, të planifikuar për të martën e ardhshme, mbetet e pasigurt. Për të sqaruar situatën, lojtari do t’i nënshtrohet testeve të reja mjekësore të enjten, siç raporton Mundo Deportivo. Megjithatë, mungesa e tij për ndeshjen e së shtunës ndaj Celta Vigos tashmë është konfirmuar.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb