SPANJË- Skuadra e Barcelonës po luan aktualisht në kampionatin spanjoll përballë Sevijas duke fituar në shifrat 3-0, kur kanë mbetur ende edhe 20 minuta lojë.
Ekipi i trajnerit, Ernesto Valverde, shënoi 2 gola të shpejtë në 12 minutat e para të lojës, por duket se kjo sfidë pavarësisht fitores në fund nuk do të lë shije të mirë. Autori i golit të dytë, Lionel Messi ka lënë fushën e lojës i dëmtuar duke trembur kështu drejtuesit e skuadrës dhe tifozët.
Pas përplasjes me kundërshtarin, argjentinasi ka pësuar lëndime në dorë e për pasojë ka lënë fushën e blertë. Mediat aludojnë se Mesi mund të humbasë sfidën në Ligën e Kampionëve përballë Interit si dhe përballjen në “El Clasico”.
(n.m/BalkanWeb)