Barcelona ka arritur të sigurojë shërbimet e një tjetër mesfushori brazilian pasi sipas mediave spanjollë ka arritur marrëveshjen me Gremio-n për futbollistin Arthur.

21-vjeçari i cili luan si mesfushor do të luajë me katalanasit duke nisur nga janari i vitit 2019. Sipas raportimeve nga Spanja, marrëveshja është arritur falë 40 milionë eurove që Barça do të derdhë në arkat e klubit brazilian.

Arthur është një nga talentet më të mëdha të futbollit brazilian. Mesfushori është krahasuar edhe me Xavi Hernandez për shkak të vizionit të lojës dhe kontrollit të topit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb