Plot 120 milionë euro do të jetë pasuria e Barcelonës vetëm nga largimet e lojtarëve që nuk kanë bindur në sezonin e fundit në Katalonjë. Gazeta “Sport”, në aperturën e saj, i kushton një vëmendje të madhe pikërisht këtij fakti, duke bërë llogaritë sesa para do të sigurojë klubi blaugrana vetëm nga largimet, të cilat më pas do t’i riinvestojë në merkato.

Disa lojtarë do të largohen pa futur asnjë kacidhe në arkat e Barcelonës, si kundër Arda Turan dhe Vermalen, në skadencë kontrate. Murijo dhe Boateng, të cilët kanë ardhur në huazim, nuk do të qëndrojnë. Ndërkohë 30 milionë euro pritet të vijë nga Andre Gomes, aktualisht tek Evertoni. 25 milionë priten të arkëtohen nga shitja e Cilesen te Benfika. 10 miliojnë prej Dani Suarezit, 15 prej Rafinjës dhe 40 prej zhgënjimit më të madh të sezonit, Malkomit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb