Pas shumë vitesh, Barcelona është me një këmbë jashtë “Uefa Champions League” që në fazën e 1/8 të këtij kompeticioni. Por për këtë duhen edhe 90 minuta, kështu që katalanasit nuk kërkojnë të dorëzohen pavarsisht se në ndeshjen e parë kundër PSG pësuan një humbje turpëruese 4-0 në “Parc de Prince”.

Pak orë para sfidës, futbollistët e ekipit francez zhvilluan stërvitjen e fundit në “Camp Nou”. Kamerat kapën një ushtrim të inicuar nga Unai Emery, që më pas u postua edhe në faqen e “UEFA-s”, jo më kot pasi ishte mbreslënës.

Një rreth gjigand ku tre lojtarë dorë për dore mundoheshin të kapnin topin që kurrë nuk e kapën. Një sinjal i fortë për katalanasit para takimit në të cilin ata pretendojnë “remuntada-n” e famshme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb