Pogba mbetet objektivi kryesorë i drejtuesve të Barcelonës por me sa duket edhe i tifozëve. Mesfushori francez rezultoi lojtari më i votuar në një sondazh të organizuar nga e përditshmja spanjolle “Sport”, që pyeste lexuesit e saj se kë mesfushor do të blinit. Pogba mori 51% të votave, i ndjekur nga Koke i Atletico Madrid me 20%, Reus i Dortmund me 13%, Verrati i Psg me 18% dhe Vidal me 3%. Për sa i përket se pyetjes tjetër në lidhje me sulmin preferenca e parë ishte një surprizë. Paulo Dybala, sulmuesi i Palermos mori 20% te votave, i ndjekur nga Fernando Llorente me 14%, Dzeko, e Mario Gomez.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: