Barcelona synon që të vazhdojë me rezultatet pozitive në kampionat, teksa këtë herë do të përballet me Osassunan në transfertë. Numri një i pankinës së katalansve, Hansi Flick kërkon përqëndrim nga skuadra, pavarësisht se bëhet fjalë për një rival të lehtë në letër.
“Fitorja është gjithmonë e bukur. Ne nuk fokusohemi nëse është një rekord. Jemi përgatitur për të fituar, por e di që do të jetë e vështirë. Osasuna është shumë e fortë në shtëpi, ata kanë fituar 10 pikë. Atmosfera është e çmendur dhe fansat i mbështesin shumë, më pëlqen.
Është çështje cilësie, e them shpesh. Lojtarët janë shumë mirë të përgatitur për të luajtur. Ata punojnë me pasion dhe shumë mentalitet, ndjekin udhëzimet tona. Është shumë bukur të jesh trajner të Barcelonës”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)