BARCELONE –Policia spanjolle ka ndaluar në aeroportin e Barcelonës 126 shtetas shqiptarë, të cilët po tentonin të udhëtonin ilegalisht për në Britani.

Mësohet se emigrantët shqiptarë ishin të pajisur me pasaporta greke dhe italiane, të falsifikuara në Irlandë.

Sipas policisë spanjolle, shqiptarët kanë udhëtuar në zonën Shengen me pasaportat e tyre dhe më pas janë pajisur me dokumente të falsifikuara greke dhe italiane, me qëllim që të kalonin në Britani.

Në total, policia spanjolle ka sekuestruar 172 dokumente false italiane dhe 27 greke, përfshirë pasaporta, karta identiteti dhe patenta shoferi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb