Bardhi akuza të forta: Ministri i Brendshëm ushtar i bandave të Durrësit, Proda i bandave të Elbasanit. Pse nuk kam respekt për presidentin
07 Nëntor, 2024 11:20
Madhësia e tekstit:
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.
Bardhi tha se Hoxha është “ushtar i bandave të Durrësit”. Ai u shpreh se drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda është “ushtar i bandave të Elbasanit”. Më tej, Bardhi tha se opozita nuk ka respekt për presidentin, sepse është ushtar i kryeministrit Edi Rama.
Gazment Bardhi:Zotëria, ministri i Brendshëm ushtar i bandave të Durrësit detyroi Policinë e Shtetit që të referojë në Prokurori deputetët e opozitës për veprimtarinë e tyre. Ç’punë ka Ilir Proda, ushtari i bandës së Elbasanit.
Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë sillet si ushtar i rëndomtë i kryeministrit. Ambasadoret të mos bëjnë fushatë për Partinë Socialiste, sepse e kanë të ndaluar me ligj.
Ndërsa mnistri i Brendshëm Ervin Hoxha mbrojti veprimet e Policisë në ndërhyrjen në Kuvend, duke e quajtur Gazment Bardhin përsëritës gënjeshtar.
“Në pikëpamjen e analizës psiko-kriminale që unë kam për shkak të detyrës ti hyn te njerëzit recidivistë, përsëritës, gënjeshtarë. Që ti gënjen dhe akuzon dhe iu beson atyre që akuzon është e vërtetë. Policia e Shtetit ka bërë detyrën, nuk ka hyrë në kuvend. Turma që drejtohej nga ty po sillej drejt institucioneve kushtetuese, policia ishte në detyrë dhe mbrojti Kuvendin”, tha Hoxha.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb