Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, do të jetë drejtues politik i qarkut të Fierit, dhe pritet që në këtë qark, nga radhët e PS-së, të jetë zv/kryeministrja, njëherësh me ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

I pyet nga gazetari Osman Stafa, për këtë përballje të mundshme me Ballukun në zgjedhjet e 2025, Bardhi hodhi akuza ndaj saj duke thënë se është një nga figurat me më shumë afera korruptive dhe se ka lidhje me krimin e organizuar.

Gazment Bardhi: Nuk e di se kush do jetë përballë meje nga PS  në zgjedhje.

Por, nëse është Belinda Balluku, di të them se ajo është certifikuar në krye të organizatës kriminale që drejton vendin.

Është figurë e përfshirë në afera korruptive të qeverisë së Ramës, që ka lidhje me krimin e organizuar dhe ka ndikim të madh në dëmet që po iu bëhen qytetarëve shqiptarë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb