Kryeministri Edi Rama akuzoi një ditë më parë Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi se bëri kallëzim të rremë ndaj vëllait të tij, Olsi Rama pasi SPAK njoftoi se ai nuk rezulton i përfshirë te laboratori i kokainës në Xibrakë. Gjithashtu, kreu i qeverisë paralajmëroi edhe padi ndaj Bardhit.
Sot kreu i PD, Sali Berisha komentoi deklaratën e Ramës duke theksuar se këtë herë kryeministri nuk do të jetë në gjendje të montojë me dëshmitarë të rremë një kallëzim të rremë.
I pyetur nëse Bardhi do të ketë fatin e Salianjit, Berisha tha se Rama është në “qark” për shkak se Olsi Rama nuk është hetuar nga SPAK.
“Historia e dëshmitarëve të rremë është historia e një tashmë e konsoliduar në disa raste. Rama mendon se do të montojë me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë, por kësaj herë është në qark sepse Olsi nuk është hetuar, nuk hetohej vetëm nga SPAK, por fatmirësisht ka hetime të tjera mbi të. Ndaj i thashë Ramës që do të kesh lajme”, tha Berisha.
(BalkanWeb)