Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se izolimi i liderit të PD Sali Berisha e dëmton Partinë Demokratike në zgjedhje.
“Izolimi i liderit të PD e dëmton Partinë Demokratike dhe i jep avantazh të pamerituar kryeministrit Edi Rama”, tha Bardhi.
“Izolimi i liderit të Partisë Demokratike Sali Berisha, në cënim të parimit të pafajësisë, padyshim që e dëmton PD-në. Ky vendim ndikon në zgjedhje dhe në jetën e përditshme të partisë.
Si mund ta kryejë unë punën time si kryetar i Grupit Parlamentar të PD kur unë nuk flas dot me kryetarin e partisë. Çfarë ndodh nëse Berisha shpallet i pafajshëm nga gjykata? Izolimi i liderit të PD e dëmton Partinë Demokratike dhe i jep avantazh të pamerituar kryeministrit Edi Rama”, deklaroi Bardhi.
(Balkanweb)