Maxhoranca ka hedhur poshtë sot një kërkesë të deputetit të PD-së, Gazment Bardhi për të votuar në seancë përbërjen e komisionit të Reformës Zgjedhore. 

Rrëzimi i kërkesës u bë pas propozimit të kreut të grupt të PS-së, Bledi Çuçi, i cili tha se Kuvendit sot duhet të votojë vetëm shtyrjen e afatit të komisionit dhe në seancën tjetër përbërjen. 

Bardhi, kërkesë Nikollës: Të futet në rendin e ditës komisioni i Reformës Zgjedhore

Demokrati Gazmend Bardhi i është drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit, për të futur në rendin e ditës ndryshimin e përbërjes së Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore.

Në kërkesën dorëzuar Lindita Nikollit, Gazmend Bardhi argumenton se ndryshimi i përbërjes së komisionit vjen si domosdoshmëri, pasi në përbërje ka emra të cilët e kanë dorëzuar mandatin e deputetit me shumë se një vit më parë. Gjithashtu, ai thotë se puna në atë komision ka qenë joefiçiente.

“Për një vit e gjashtë muaj, janë zhvilluar vetëm dy mbledhje, duke bllokuar çuarjen përpara të kësaj reforme të rëndësishme për vendin.”, thuhet në kërkesë.

Gazmend Bardhi propozon bashkëkryetar të komisionit për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashin, ndersa si anëtarë deputetët Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Saljanji, Lindita Metaliaj, Tomor Alizoti, Fatmir Mediu, Shpetim Idrizi dhe Petrit Vasili.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: