TIRANË


Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se kush sulmon gazetën “Bild” do të ketë fundin e gangsterëve me të cilët qeverisë.


Bardhi thotë se kush ka zgjedhur të vjedhë e të blejë vota me krimin e organizuar, është i destinuar të ikë.


Postimi i Sekretarit të PD Gazmend Bardhi:

Kush sulmon gazetën Bild, që i zbulon telefonatën për vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit të Blerina Gjylametit, do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris!

👎 Kush ka zgjedhur të vjedhë e të blejë vota me krimin e organizuar, është i destinuar të ikë! ✌

 (d.xh/Balkanweb)

Etiketa: