Enis Bardhi ndan rrugët me Trabzonspor. Klubi turk ka bërë të ditur lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Trabzonspor, në shenjë mirënjohje-je për kontributin e dhënë, i dhuroi Bardhit një çmim. Lojtari me origjinë shqiptare, theksoi se gjatë qëndrimit në Trabzon është ndjerë si në shtëpinë e tij.
29-vjeçari ishte një shtyllë e rëndësishme për këtë skuadër, teksa për 3 sezone ka luajtur në kampionat më shumë se 70 ndeshje. Me interes të madh pritet të shihet se ku do të transferohet Bardhi, me alternativat që janë të shumta.
(J.S/BalkanWeb)