Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ju drejtua me një fjalim parlamentit të Kosovës në mbledhjen e përbashkët mes dy vendeve. Bardhi shprehu mbështetjen e palëkundur të Partisë Demokratike, për proceset integruese dhe demokratizuese të Kosoves. Ai tha se kjo do duhet të jetë mbledhja e fundit formale mes dy kuvendeve, duke propozuar ngritjen e një komisioni të përbashkët parlamentar me qellimin monitorimin e marrëveshjeve mes dy vendeve dhe një axhendë të qartë pune.

Në fjalën e tij Gazment Bardhi, përmendi edhe rezoluten qe Partia Demokratike, ka propozuar për dënimin e genocidit serb në Kosovë dhe mbështetjen për antarësimin e Kosovës në të gjitha organizmat ndërkombëtare përfshirë NATO dhe OKB.

Për këtë qëllim, Bardhi propozoi koordinimin dhe unifikimin e qëndrimit të delegacioneve parlamentare në të gjitha organizatat ndërkombëtare, si dëshmi e asaj çka realisht janë Shqipëria dhe Kosova, një komb, një qëndrim.

“Mund te flisja gjate per ate se cfare ka ndodhur ne Shqiperi gjate 10 viteve te fundit, por ky nuk eshte as vendi dhe as rasti. Ne kemi një traditë që vëllaut nuk ia them as kritikën e as këshillën në publik, por ia themi kur jemi vetëm e me zë të ulët që mos të dëgjohet jashtë. Sepse kur kritika a këshilla i thuhet vëllait publikisht, kjo e lëndon atë, ia dobëson pozitën në arenën ndërkombëtare dhe është thikë pas shpine vëllaut tonë, Kosovës. Tradita e shqiptarit e do qe ne shtepine e vellait, motres, mikut, ku ne jemi sot te gjithe te sillesh me nderim e respekt e mos ta perdoresh per te lare hesapet me te ftuarit e tjere. Une nuk kam deshire ta prish kete tradite fisnike te popullit tone, edhe pse nje prej parafolesve te mi u perpoq ta transferonte debatin tone te brendshem politik ne kete salle te nderuar”, u shpreh ai.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb