TIRANE

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi shprehet se koha e kryeministrit Edi Rama ka mbaruar. Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook”, Bardhi teksa akuzon  kryeministrin Rama  se shantazhoi Kryetarin e Bashkisë Kavajë, pretendon se modeli i tij qeverisës është kriminal.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, në postimin e tij, ndër të tjera shkruan se ka ikur koha, ku Rama vendoste se cila bandë do  marrë lejen e radhës së ndertimit në Kavajë.

“Ai qe ndertimin e pallateve, kudo dhe pa asnje kriter, e beri filozofi te qeverisjes se tij lokale, ai qe permes pallateve qe mbolli kudo dhe me haracin e tyre mori partine, sot sulmoi me shpifje te uleta Bashkine e Kavajes. Me modelin tjeter te qeverisjes lokale ne krah, me Vangjush Dakon qe per pallate nuk kursen as trashegimine e qytetit, ne vend te ofrimit te zgjidhjes per mijera te papunet ne Kavaje, zgjodhi kercenimin dhe shantazhin ndaj Kryetarit te Bashkise Kavaje.

Meqe jemi tek prokuroria, beju thirrje te kalojne njehere nga Durresi i Gjushit, pastaj nga Kullat e parave te pista ne Tirane, pastaj tek Qazimi ne Elbasan dhe me rradhe tek te gjithe modelet e tua te qeverisjes kriminale lokale.

Koha ku ti urdheroje se kush bande do marre lejen e radhes se ndertimit ne Kavaje, ka perfunduar! E di qe je i zhgenjyer per kete. Mesohu, se shpejti kete mundesi sdo ta kesh ne gjithe Shqiperine.”- shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb