Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” i është përgjigjur kryeministrit Rama, duke thënë se kush vjedh votat e shqiptarëve, është i destinuar të largohet.

“Kush sulmon gazetën Bild, që i zbulon telefonatën për vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit të Blerina Gjylametit, do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris! ? Kush ka zgjedhur të vjedhë e të blejë vota me krimin e organizuar, është i destinuar të ikë! ✌”, shkruan Bardhi.

Deklarata e Sekretarit të PD vjen pasi Rama më herët me anë të një postimi, kishte deklaruar se kush ka zgjedhur e të dëmtojë, është i dënuar të turpërohet dhe te dështojë.

“Kush ka zgjedhur të shëmtojë e të dëmtojë, është i dënuar të turpërohet e të dështojë. Kush ka zgjedhur të pastrojë e të ndërtojë, është i dënuar të durojë dhe të vazhdojë”, shkruante Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb