Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në fjalën e tij në parlament tha se policia është në dorën e krimit. Ai i tha kryeministrit Edi Rama se duhet të tregojë se a prodhohen mbetje të rrezikshme në Shqipëri dhe ku shkojnë.

“Pasi ke qenë ekspert i inceneratorëve, ishe bërë ekspert i mbetjeve të rrezikshme. RAI të akuzoi se je i lidhur me krimin e organizuar. Si ta quajnë drejtorin e Policisë në Shkodër? Policinë ia ke dorëzuar krimit. Më 2016 ke thënë në Kavajë se iu them me përgjegjësi të madhe se Ilir Beqaj është ministri më i sulmuar, ashtu si Tahiri janë të sulmuar, sepse kanë prekur interesa, janë reformatorë, por se të dy i dolën ashtu si i dolën dhe the pastaj di unë çfarë kanë bërë ato.

Tha nuk di gjë unë se çfarë kanë bërë ata. Nuk iu përgjigje pyetjes: A prodhohen mbetje të rrezikshme në Shqipëri? Ku shkojnë? A prodhon Kurum mbetje të rrezikshme? Mbetjet e rrezikshme po kthehen nga Tajlanda”, tha Bardhi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb