Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi replikon me kryeministrin Edi Rama, pasi ai në një postim në rrjetet sociale tha se në bashkitë që më parë janë drejtuar nga demokratët, nuk ka e nuk do ketë të hequr nga puna përvec atyre që nuk duan të punojnë.

Ndërsa Rama shprehet se nuk heqin nga puna njerëz vetëm pse ata janë të djathtë, Bardhi shprehet se Edi Rama bën vetëm propagandë, e se në të vërtetë mbron oligarkët e miqtë afër tij.

Bardhi shton se Rama e ka ndërtuar pushtetin me krimin dhe se Shqipëria ka nevojë të ketë në krye njerëz pa lidhje kriminale, që mbajnë shtetin tonë larg BE-së.

Postimi i Gazmend Bardhit:

Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri. ? Janë këta që nuk lënë biznesin dhe qytetarët të marrin frymë, që pengojnë turizmin, që po varfërojnë dhe po zbrasin vendin. E kundërta është propagandë kundër interesit publik.

As informaliteti nuk po luftohet, përsa kohë nuk preken oligarkët e oborrit të familjes së Ramës, as jeta në qytete nuk do të bëhet më e mirë pse kryeministri sillet si pastrues gjatë ditëve të tij të pushimit. Që t’i shërbejmë Shqipërisë, ne duhet të pastrojmë zyrat e shtetit nga të korruptuarit dhe nga veglat e krimit. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të jemi më të varfër, më keq, më të izoluar. Askush nuk do të na pranojë në Europë. ??

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb