Anëtarja e Grupit të Punës për Qarkun e Elbasanit Silvi Bardhi, me anë të një deklarate për mediat tha se ndryshe nga se deklaron kryeministri Rama, Elbasani është zhytur në varfëri nga Rilindja.

Bardhi theksoi se Elbasani sot është qarku i dytë më i varfër në vend, pas Kukësit.

“Edi Rama mund të nisë lojën e tij të fjalëve dhe propagandën në prag të fushatës zgjedhore por qytetarët e Elbasanit nuk mund t’i mashtrojë apo t’i tallë më. 12 vite në qeveri, 18 vite në qeverisje lokale, Partia Socialiste, Elbasanin e ka kthyer në varfëri e skajshme në çdo cep të qarkut të tij, duke e renditur si qarku i dytë më i varfër në vend, pas Kukësit”, shprehet Bardhi.

DEKLARATË E ANËTARES SË GRUPIT TË PUNËS PËR QARKUN ELBASAN, SILVI BARDHI

Edi Rama mund të nisë lojën e tij të fjalëve dhe propagandën në prag të fushatës zgjedhore por qytetarët e Elbasanit nuk mund t’i mashtrojë apo t’i tallë më.

12 vite në qeveri, 18 vite në qeverisje lokale, Partia Socialiste, Elbasanin e ka kthyer në varfëri e skajshme në çdo cep të qarkut të tij, duke e renditur si qarku i dytë më i varfër në vend, pas Kukësit.

Edi Rama kur flet për një metropol për Elbasanin meriton t’i rikthejmë kujtesën e humbur se elbasanasit sot pas 12 vitesh qeverisje të tij merr ende ushqime me listë. Elbasanasit pas 12 vitesh qeverisje të Rilindjes, festuan festat e fundvitit me para të marra borxh.

Elbasanasit pas 12 vitesh qeverisje të Edi Ramës vuajnë mbylljen e pandalshme të bizneseve, mungesën e fuqisë punëtore, largimin masiv, infrastrukturën e shkatërruar në qytet dhe zona rurale, mbijetesën e pensionistëve, mungesën e theksuar të konkurencës së vlerave të profesionistëve, të të arsimuarve dhe elitës së qytetit.

Spitali i Elbasanit është kthyer në zyrë pune për patronazhistët dhe jo institucion që i shërben shëndetit të qytetarëve, ndërsa prodhimet e fermerëve dhe tregjet e shitjeve janë zero.

Investimin e vetëm serioz që gëzojnë elbasanasit sot është rruga e cila lidh Tiranën me Elbasanin realizuar 12 vite më parë me Sali Berishën kryeministër. Asnjë investim tjetër i cili sjell zhvillim ekonomik nuk mban firmën e ‘’Rilindjes’’.

Nga buxheti i shtetit asnjë investim zhvillimor nuk është parashikuar për qarkun e dytë më të madh në vend.

Aq metropol e quan Rama Elbasanin sa në 18 vite, drejtim nga Partia Socialiste në një fond total të marrë së bashku, 230 miliard lek, projektet ishin më pak se gishtat e një dore; Në vetëm tre investime në 18 vitet e socialistëve, Elbasanit i është shtuar betoni dhe i është zhdukur gjelbërimi duke favorizuar deri në një firmë të vetme në tendera. Banorëve elbasanas u janë vjedhur taksat duke i lënë edhe sot që flasim, në kushte mesjetare.

38 miliard lek është buxheti i Bashkisë për vitin 2025 dhe 80% e saj do të shkojë për punësime patronazhistësh në këmbim të votës dhe asnjë cent për investime dhe zhvillim ekonomik. Elbasani sot është skaneri se si ‘’Rilindasit’’ duan të shohin një popull. Të përvuajtur, të varfër dhe të pamundur.

Partia Demokratike është në terren dhe do të sjellë me fakte gjendjen skandaloze të qytetarëve elbasanas.

Ky realitet me urgjencë duhet të ndryshojë.

I bëjmë thirrje qytetarëve të Elbasanit, të qëndrojnë me dinjitet përballë kësaj bande e cila po plaçkit çdo qindarkë të tyre, po u bën presion me vendin e punës, duke emëruar drejtues patronazhistë të paaftë.

Asnjë ditë më shumë nuk i duhet dhënë shansi kësaj çete mafioze e cila e ka kthyer Shqipërinë në vatër krimi dhe terrori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb