Në vijim të takimeve në terren në Qarkun e Fierit, drejtuesi politik i PD, Gazment Bardhi është ndalur në zonën e rajonit nr.2, ku ka prezantuar disa pjesë të programit të opozitës.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se është e papranueshme që në këto 12 vite biznesi është shtyrë drejt mbijetesës, duke imponuar largimin e të rinjve nga vendi.
“Është koha të rinovojmë kontratën e besimit mes qytetarëve dhe Partisë Demokratike! Sa herë ne kemi qenë në pushtet, njerëzit kanë patur më shumë para, siguria për familjen ka qenë më e madhe! Jemi gati të qeverisim shumë më mirë, sepse ne jetojmë mes njerëzve të zakonshëm, jemi si ata, ndajmë të njëjtat probleme dhe shqetësime”, shkruan Bardhi ndër të tjera.
(BalkanWeb)