Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin Log. në News 24 tha se deputetja e PS Olta Xhaçka është 50 përqind pronare e investimit strategjik të bashkëshortit të saj, derisa mes çiftit nuk ka marrëveshje para-martesore.
Bardhi tha se gjithsesi “vulën” për këtë çështje e vë Gjykata Kushtetuese e jo PD.
“Për sa kohë nuk ka marrëveshje para-martesore mes Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Xhaçka është pronare 50 përqind e investimit strategjik të bashkëshorti të saj. Gjykata Kushtetuese vendos për këtë çështje.
Maxhoranca ta çojë çështjen në GJK. Nëse ju dini se unë e kontrolloj GJK, ma thuaj. Por ne kemi dyshime se Gjykatën Kushtetuese e kontrollon Rama”, deklaroi Bardhi.
(Balkanweb)