Një ndër baronët e drogës më me famë në Brazil është gjetur i vdekur në qeli.

Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Clauvino da Silva, i cili u kap pak ditë më parë në tentativë arratisjeje nga burgu, teksa ishte veshur si vajza e tij.

Ai vuante dënimin 73-vjeçar në burgun Bangu, Rio de Janeiro, kur u kap të shtunën në tentativë për t’u arratisur. Ai është pikasur menjëherë nga rojet, të cilët e kanë kthyer sërish në qeli.

Vetëm pak ditë më vonë, mediet e huaja raportojnë se ai është gjetur i vdekur, ndërsa dyshohet të jetë varur me çarçafin e shtratit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb