ITALI- Austria ka nisur ndërtimin e një barriere kundër refugjatëve në kufirin me Italinë. Policia austriake ka bërë të ditur se ndërtimi i kësaj barriere është menduar të përfundojë në fund të majit.

Vendimi është marrë si reagim ndaj një fluksi të parashikuar të refugjatëve, të cilët pritet të tentojnë të kalojnë nga Italia në Austri përmes detit Mesdhe. Zyrtarët austriakë janë shprehur se refugjatët të cilët përpiqen të shkojnë në vendet e BE-së me standard të lartë ekonomik, ka gjasa që të përdorin rrugën e lartpërmendur, pasi aktualisht rrugët e tjera janë të bllokuara.

Sakaq, zyrtarët e Bashkimit Evropian janë shprehur të shqetësuar lidhur me kontrollin në këtë pikë kufitare, pasi sipas tyre është mjaft e rëndësishme për lëvizjen e lirë brenda Bashkimit Evropian.

Kryeministri italian Mateo Renzi tha se “nëse Austria shkel rregullat, do ta bëjmë që të dëgjojë”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: