Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka deklaruar se e di se ku do të luajë mbrojtësi i Ajaxit, Matthijs de Ligt në sezonin tjetër, derisa ka pranuar se Barça ka shprehur interesim për rikthimin e Neymarit.


“S’mund të them ndonjë gjë më tepër tani, pasi u përket palëve të interesuara që të konfirmojnë këtë”, është shprehur Bartomeu.


Barça ishte në mesin e atyre klubeve të interesuara për shërbimet e hollandezit, ndërsa në garë raportohet se janë edhe Unitedi, PSG-ja, e Juventusi, me këtë të fundit që shihet si favorit për shërbimet e tij.


SA i përket një rikthimi të Neymar në Camp Nou, Bartomeu u shpreh: “E dimë që lojtari kërkon largimin nga PSG-ja, por gjithashtu e dimë se PSG e kundërshton këtë largim, prandaj s’kemi për çfarë të flasim”, ka thënë Bartomeu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb