SHBA- Shtëpia e Bardhë, javën e ardhshme do e mirëpres udhëheqësin e rajonit autonom kurd të Irakut, një aleat në vijën e frontit në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Massud Barzani, do të takohet edhe me presidentin Barack Obama edhe me zëvendësin e tij, Joe Biden, vetëm pak javë pas vizitës së kryeministrit irakian, Haidar al Abadi. Vizita një javore do të përfshijë bisedime rreth fushatës për të degraduar dhe shkatërruar përfundimisht grupin militant Shteti Islamik që ka okupuar pjesën veriore të Irakut.

Forcat e koalicionit janë duke e planifikuar nisjen e një ofensive për rimarrjen e qytetit verior të Mosulit nga grupi islamik, që vitin e kaluar e kanë shpallur Mosulin si kryeqytet të “kalifatit”. Forcat kurde, Pashmerga po konsiderohen me rëndësi kyçe për këtë ofensivë.

Për shkak të rolit të tyre në ofensivat tjera për rikthimin e kontrollit mbi territoret e tjera të okupuara, SHBA-të janë duke armatosur forcat kurde.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: