Një ndeshje shumë e çuditshme ishte ajo që Bazeli zhvilloi në ndeshjen e sotme ndaj Sionit. Edhe pse në fillimin e takimit kampionët zvicerianë ishin favoritët absolutë, pjesa e parë u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 1-0.

Nëse ky rezultat do të mbetej në fuqi deri në momentin e fundit, atëherë Bazeli do të ishte shumë afër ndaljes së sundimit në Zvicër, pasi Jang Bojs do të ishte 6 pikë larg dhe me një ndeshje më shumë në dispozicion për të zhvilluar.

Megjithatë Bazeli ka shënuar 5 herë në pjesën e dytë, teksa serinë e golave do ta hapte mbrojtësi Lang për të kthyer ekuilibrin. Pas 59 sekondave do të ishte Eliounousi i cili do të dërgonte në avantazh kampionët e Zvicrës, përpara se dy penallti të akordoheshin në favorin e vendasve. Në fillim Stefen dhe pastaj Bua, Bazeli shkoi në shifrat 4-1 falë dy penalltive të kthyera në gol. Në fitimin e njërës prej penalltive, protagonist ishte futbollisti me origjinë shqiptare, Albian Ajeti. Ndeshjen e ka vulosur Bua me dopietën e tij personale e cila për Bazelin ishte goli i 5 në këtë takim, raporton vip sport.

Në radhët e Sionit ka zhvilluar 90 minuta të plota Ermir Lenjani, ndërsa Burim Kukeli ka qëndruar gjatë gjithë kohës në stol. Tashmë të dy futbollistët e kombëtares shqiptare e shohin veten në fundin e renditjes. Ndërsa Taulant Xhaka ka hyrë në fushën e lojës në minutën e 81 të ndeshjes, pasi në mesjavë Bazeli duhet të luajë për “Champions League”.

 

zvicer

 

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb