Kreu i PD Lulzim Basha përmes një statusi në “facebook” shkruan se data 30 qershor është varreza politike e Edi Ramës.

Basha fton të gjithë shqiptarët në protestën e 21 qershorit, ndërsa thotë se populli është bërë kundër kryeministrit.

  • foto galeri

Postimi i Bashës:

30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa.

Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas! #21qershor

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: