Kreu i PD-së, Lulzim Basha përmes një statusi në rrjetin social Facebook, thotë se kryeministri Rama dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako janë një.



Sipas tij, të gjithë ata që mendojnë se ata janë dy persona të ndryshëm meritojnë talljen që kryeministri po iu bën aktorëve, që citon, zëra pro prishjes së Teatrit.


Kryedemokrati thotë se një gjë e tillë ka vetëm një qëllim të fshehë aferën e ndërtimit të 6 kullave 200 mln euroshe.

STATUSI I PLOTË

Hajduti psiqik vazhdon të fshihet pas 6 kullave 200 milionë euro dhe nuk i zë goja asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako. Kush mendon se ata janë dy e jo një e meriton talljen dhe përdhosjen si kjo që ju bën aktorëve teatërprishës! Tallja dhe përdhosja e tyre ka vetëm një qëllim: të fshehë aferën e hajdutit psiqik, 6 kulla 200 milion euro me një nga grupet më të rrezikshme shqiptaro-kolumbiano-spanjolle të drogës!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: