TIRANË- Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka hedhur poshtë sot zërat për një aleancë të mundshme me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me deklaratat e kreut të PR-së, Fatmir Mediu për një afrim me LSI-në, Basha tha se ato janë keqkuptuar, pasi PD nuk bën zgjedhje mes dy të këqijave por është në krah të shqiptarëve.

“Ju do ta keni keqkuptuar. PD nuk bën zgjedhje mes dy të këqijave por ka zgjedhur të jetë në krah të shqiptarëve për të luftuar çdo të keqe. PD dhe demokratët nuk kanë interes kryesor ti hipin kalit të pushtetit por ka interesin e qytetarëve. Aleanca jonë vetëm me shqiptarët”, tha Basha, pas takimit me Presidentin e PE-së, Martin Schulz dhe ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: