TIRANE

Në fjalën e tij para protestuesve kryedemokrati basha apeloi edhe punonjësit e policisë të bërë kordon para parlamentit për ruajtjen e sigurisë. Basha kërkoi prej tyre të bëjnë detyrën, e të arrestojnë ministrat e deputetët e akuzuar për korrupsion.

“Ju qëndroni mes hajdutëve e kriminelëve në atë godinë dhe popullit të vjedhur e të dhunuar në anën tjetër. Bëni detyrën, hiqni kapelën, arrestoni hajdutët. Arrestojini dhe nxirrini me pranga në duar. Arrestojini bëni detyrën tuaj. Arrestojini para se t’i arrestojë populli i bashkuar” u shpreh Basha ndërsa ngarkoi me përgjegjësi kryeministrin Rama për situatën në vend.

“Asnjë fasadë nuk pi më ujë. Kupa është mbushur. Edi Rama shkaktar i varfërisë. Me Ramën nuk do ketë as zhvillim, as integrim, as paqe e as stabilitet.” Vijoi më tej kryedemokrati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb