Dy orë përpara nisjes së protestës kombëtare tek kryeministria, kreu i opozitës Lulzim Basha ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës për të bërë të mundur çlirimin e vendit nga një qeveri e korruptuar, që vendos kundër interesave të tyre. Në videon e publikuar lideri i opozitës jep disa mesazhe të rëndësishme jo vetëm për qeverisjen, por edhe si duhet të jetë qeveria e shqiptarëve, pasi të fitohet beteja për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Asnjë hap pas për çlirimin evendit nga e keqja”- shprehet i vendosur kreu i opozitës, i cili fton qytetarët në orën 19.00 në protestë, duke renditur edhe arsyet për t’iu bashkuar protestës.

“Pushteti i krimit ka rënë!Parlamenti është i paligjshëm!
Fëmijët e shqiptarëve janë pa buke!
Shtëpitë po prishen për korrupsion.
Drejtësia eshtë e kapur!
Binznesi po rrënohet!
Dhuna godet kudo!
Thika e pushtetit ka prekur palcën!
Nuk durohet më!
Vetëm vota e lirë do të sjellë një qeveri që punon për njerëzit! Për mirëqenie! Për punësim! Për zhvillim! Vetëm standardet dhe demokracia, do të hapin rrugën tonë drejt Europës!”- thuhet në mesazhin e liderit të opozitës Lulzim Basha.

Basha Fb
Basha Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb