Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në nja dalje për media këtë të hënë se Evropa refuzoi Edi Ramën dhe jo Shqipërinë, me vendimin për të mos hapur negociatat.

Sipas Bashës, shumica e vendeve anëtare të BE ishin të një mendjeje, se qeveria shqiptare nuk e meriton hapjen e negociatave. Më tej, kryedemokrati shtoi se kushtet e Bundestagut tregojnë në thelb se qeveria ka bërë hapa pas.

“Vlerësim sipas meritës është qëndrimi i prerë i vendeve anëtare për vendet që duan t’i bashkohen BE-së. Shumica e vendeve ishin të një mendje se qeveria e Shqiperisë nuk e meritonte hapjen e negociatave. Për këtë u artikuluan disa kushte që në thelb tregojnë se qeveria ka bërë hapa pas nga viti në vit. Situata e rëndë ekonomike, mungesa e mundesive që vjen prej kapjes së institucioneve dhe pabarazisë para ligjit, ka detyruar shqiptarët të largohen si azilkërkues.

Krimi dhe korrupsioni janë shqetësim për vendet e Bashkimit Europian. Ndëshkimi i blerjes së e votes, funksionimi i gjykatave të larta të vendit, vënia para drejtësisë e të inkriminuarve dhe korruptuarve në nivele të larta janë kërkesat e panegociueshme për hapjen e negociatave. Këto nuk janë probleme të Bashkimit Europian siç deklaron propaganda e drejtuar nga kryeministri aktual. Janë probleme të qeverisjes së tij.

Krejt e ndryshme paraqitet situata për Maqedoninë e Veriut. Asnje kusht per kete vend dhe nje mbeshtetje gati unanime per hapjen e negociatave. Megjithatë kryeministri Zaev paraqiti dorëheqjen, i riktheu mandatin qytetarëve dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga ana tjeter qeveria jonë e cila është refuzuar nga vendet europiane, vazhdon të mos e lëshojë pushtetin, në dëm të popullit shqiptar. Ne kemi vetem nje rruge drejt së ardhmes dhe kjo eshte rruga europiane.

Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është I Edi ramës, jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qene me i forte se kurre nga Gjermania qe i tha Po Shqiperise dhe JO qeverise permes 9 kushteve qe duhen permbushur. Ne Europe shkohet duke ndertuar fillimisht standartet europiane ne vendin tend.

Por kjo nuk i intereson Edi Ramës. Sepse kjo nenkupton zgjedhje te lira dhe te ndershme, ndarje te politikes nga krimi, ndarje dhe balancim te pushteteve, institucione te forta dhe te pavarura te drejtesise.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb