TIRANE

Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘Opinion’ tha për ministrat e rinj të propozuar nga Rama se “ata janë figurina’. Sipas Bashës Belinda Balluku konkurron Damian Gjknurin për hajdutëri.

Pyetje: Keni një koment për emrat e rinj ministra?

Basha: Jo. Fare.

Pyetje: As se kryeministri ka tentuar të sjellë teknokratë?

Basha: Ç’teknokratë, Belinda Balluku është teknokrate?

Pyetje: Po ça është Belinda?

Basha: Ju e dini ça është Belinda. Është hajdute me damkë. Pse nuk e dini ju? Hajdute që konkurron vetëm me Damianin. ikën Damiani dhe vjen një që konkurron me Damianin për hajdutëri. Elisa Spiropali është teknokrate? Kush është? Erion Braçe është teknokrat? Shalësi? Edhe njëherë, jua thashë dhe po e përsëris. Dy janë risitë që duhet t’i lexojmë qartë. Kur qeverisi radhën e parë, bënte sikur merrte vendime me ta,por faktikisht vendimet i merrte Edi Rama, por ata i jipnin iluzionin, fasadën që ka një qeveri. Vendimet në fund fare i merrte Rama. Edhe për Dh Albania-n, po e them këtu, vendimin e ka marrë Edi Rama.

Pyetje: Po ke informacion për këtë apo niseni me analizë?

Basha: Vendimin e ka marrë Edi Rama. Kokë më kokë me personat e përfshirë në atë aferë. Janë ulur kokë më kokë, s’kanë pyetur për ligj, kanë vendos si do ndahen paratë, ku do ndahen paratë, si do fshihen, si do transportohen, pastaj kanë shpikur procedurën dhe kanë vendosur që këtë procedurë t’ia mbivendosin një rruge ekzistuese, se ajo është një rrugë ekzistuese.

…Ministrat e rinj janë figurina, s’bëjnë fare, janë zero, hiç. Ta thashë, mund të kishte marrë bankierë…

Pyetje: Po janë profesionistë…

Basha: Po çfarë profesionistësh? Nëqoftëse do të qeverisej me profesionistë, pse duhen politikanët e karrierës? Sepse japin përgjegjësi diku, se zgjidhen ose shkarkohen me votë nga populli.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: