Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin Interview në EuroNews, foli për programin e PD që u shpalos në datën 1 qershor.

Në lidhje me bonusin e bebes së tretë, Basha u pyet nëse do të bënte një fëmijë tjetër, ku për këtë u përgjigj me shaka, duke u shprehur se ndodhej në konflikt interesi.

Më tej ai foli edhe për mbështetjen që do të japi PD për familjet e reja, ku pjesë e paketës është edhe subvencionimi i kredive për shtëpi.

Në programin tuaj ju propozuar bonusin për fëmijën e tretë, do bënit vet një fëmij të tretë?

Unë jam në konflikt interesi përsa i përket bonusit, jo përsa i përket fëmijës së tretë. Ka njerëz që thonë që gjëja më e mirë për të udhëhequr është shembulli. Unë realisht besoj që familjet shqiptare janë në udhëkryq. E para janë në udhëkryq si çdo familje tjetër për shkak të presionit të kohëve që po ndryshojnë. Ne kemi humbur disa aspekte të çmuara të kohës familjare, të kohës së qëndrimit bashkë me familjen, edhe për shkak të hyrjes në shtëpi fillimisht të televizionit 24 orësh dhe pastaj të internetit dhe më vonë të smarfonëve. Dhe tashmë dihet është një klishe që në veçanti fëmijët adoleshentë janë më të dhënë pas smartfonëve dhe aplikacioneve të smartfonëve siç janë ato të rrjeteve sociale dhe shumë të tjera, sesa në ndërveprimin qoftë me bashkëmoshatarët e tyre e po kështu dhe me anëtarët e familjes. Pastaj presioni mbi anëtarët e familjës është më i madh se kaq.

Familja shqiptare ka nevojë urgjente për ndihmë. Sepse këtij presioni që e përjeton edhe një familje në Holandë apo Gjermani, i shtohet fakti familjeve shqiptare jo vetëm që nuk u jepet një ndihmë, i vihen mbi kurriz bara të pamerituara. Bara e parë e cila është shumëfishuar, është ankthi për të nesërmen për fëmijët, ankth që detyron shumë prindër me lotë në sy të pranojnë largimin e tyre në emigracion si zgjidhja e vetme për të ardhmen. Dhe siç e thatë, themeli i kësaj është paqendrueshmëria ekonomike e familjes shqiptare. Familja shqiptare për mua personalisht në rradhë ta përë dhe për forcën politike që drejtoj, për Partinë Demokratike është blloku ndërtues i shoqërisë. Në qoftë se shkatërrohet apo dobësohet, atëherë e gjithë shoqëria do të bjerë si një ngrehinë që nuk e mbajnë trarët.

Partia Demokratike mbetet një parti e djathtë që beson që qeveria duhet të jetë mjaftueshëm e fortë për të bërë detyrat e veta, por aspak më e madhe, sepse pjesa tjetër duhet mbushur nga individi, nga familja, nga sipërmarrja, nga shoqëria. Por ama në pikën ku kemi arritur, familja shqiptare ka nevojë jetike për dorën e shtetit. Ndaj në programin tonë kemi parashikuar ta shoqërojmë me politika që nga momenti i krijimit të familjes, e deri te momenti i daljes së produkti i dajes së familjes, të fëmijëve në jetë.

Në këtë rrugëtim ne kemi parashikuar dorën e shtetit, kur i thonë rolin udhëheqës të qeverisë së ardhshme që nga momenti i krijimit të bërthamës familjare duke adoptuar një model të subvencionimit 100% të interesave të huave, të kredive që marrin çiftet e reja për shtëpi, për 30 mijë çifte të reja. Dhe ky është një stimul i madh që e para e punës krijon një gjendje mendore, që shiko nuk jemi vetëm, shteti do bëj diçka që të na ndihmojë në këtë drejtim. Dhe të gjitha këto janë pjesë e Fondit për Mirëqenien e Familjes. E dyta është bonusi i bebeve që ka bërë namin këtë javë që shkoi, është një paketë që ndahet në dy pjesë. Për dy fëmijët e parë një vlerë prej afro 2 mijë eurosh dhe për fëmijën e tretë një vlerë prej 20 mijë eurosh. Qëllimi është padiskutim të  largojë pesimizmin, mungesën e besimit, pasigurinë që karakterizon çiftet e reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: