Basha ka folur rreth debatit të hapur sot për mosdekretimin e Gent Cakës si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme nga Presidenti Ilir Meta në emisionin Opinion.

Basha tha se nga faktet e bëra publike, Cakaj nuk është kandidatura e përshtatshme për atë post.

“Kanditatura e zotit Caka, nuk është kanditatura e përshtatëshme për ministër të Jashtëm. Kjo është bindja ime pasi kam parë dhe konfirmuar disa prej fakteve të bëra publike edhe në letrën e dërguar nga presidenti, kryeministrit. Çështja më e rëndësishme këtu nuk është standarti që po standarti që po vëndos presidenti, por standarti që po konsolidon kryeministri.
Problemi kryesor këtu nuk është standarti që po vendos apo ka vendosur presidenti, problem është standarti i vendosur nga kryeministri në dy emërime njëri pas tjetrit.

Si jurist, si kryetar i opozitës mund të them se papërgjegjshmeria politike e manifestuar me rastin e parë kur shkoi një ushtarak për tu dekretuar ministër iI brendshëm në kundërshtim me Kuhtetutën dhe ligjet e vendit, ka shkuar shumë më thellë tani.

Tani është çuar për dekretim një tjetër person i cili ka thyer në mënyrë flagrante ligjin për informacionin e klasifikuar. Tani këtu, kur ka skandale të përmasave të tilla si falsifikimi I dokumentave dhe vjedhja me 20 milion euro për një km, këtu ku kriminelët janë bërë deputetë e kryebashkiakë, kjo mund të duket shumë e vogël dhe ky është problem.

Në kushtet kur Shqipëria është anëtare e NATO-s, kandidati për ministër të jashtëm nuk mund të jetë një figure që ka shkelur kriteret minimale të ruajtjes së informacionit të klasifikuar. Në rastin konkret, sepse unë i marr të mirëqena argumentet e presidentit, sepse ka bërë verifikimet institucionale, është zbuluar se si zv.ministër I jashtëm ai ka shkelur detyrimin për të aplikuar dhe për tu pajisur me certifikatën e sigurisë së lartë, top secret dhe secret kozmik që është pasojë e certifikimeve kombëtare.
Nuk dëmtoj asnjë secret shtetëror nëse them se ministrat e jashtëm, zv.ministrat e jashtëm, ministrat e mbrojtjes, zv.ministrat e mbrojtjes, janë tashmë në kontakt jo thjeshtë me secrete të shtetit shqiptar, por edhe me secrete të Aleancës së Atlantikut të Veriut,” tha Basha.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: