TIRANE

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për mosdekretimin e Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të jashtëm.

Basha tha se certifikimi i sigurisë i Gent Cakajt nga DSIK brenda 24 orëve është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Vijmë tek çertifikimi brenda 24 orësh nga DSiK-ja. Ajo që më shqetëson këtu mua nuk është thjesht çertfikimi brenda 24 orësh që është thjesht i pabesueshëm. Kjo është bërë me urdhër politik dhe këtu vjen problemi i dytë. Urdhri politik është dhënë nga njeriu i cili e ka propozuar. Është përgjegjësi e DSiK-së që zoti Caka për 7 muaj ka vepruar pa çertifikatë sigurie. Vijmë tek momenti tjetër. Kjo DSiK, që merrka urdhra të tillë politikë, e dini ju që DSiK është ajo që vendos dhe çon informacione përprokurorët në procesin e vetingut.

Kjo zbulon atë për të cilën opozita, PD, ka ngritur alarmin prej kohësh,që vetë procesi i vetingut është një process i kontrolluar politikisht nga Edi Rama. Dhe na u desh mënyra se si është vepruar me rastin e zotit Caka, për t’i treguar publikut, për t’i treguar qytetarëve, shpresoj edhe partnerëve ndërkombëtarë, që këtu kemi futje direkt të duarve nga kreu i ekzekutivit, në një process kritik, siç është reforma në drejtësi dhe vetingu në gjykata.”- tha Basha.

Kreu i PD u shpreh se Cakaj nuk është i përshtatshëm për postin e ministrit të jashtëm.

Meqë e nisim më këtë rast, dua të shpreh bindjen se kandidatura e Cakës nuk është e përshtatmë për atë post. Çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos Presidenti, por për standardin që vendos Kryeministri“- u shpreh Basha.

Kujtojme se presidenti Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë emrin e Gent Cakajt, propozim i kryeministrit Edi Rama, në postin e Ministrit të Jashtëm.

Në arsyetimin e tij, Meta thekson se Cakaj ka aplikuar për certifikatë sigurie pranë Ministrisë vetëm më datë 03.01.2019, edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillon nga marrja e detyrës si Zëvendës Ministër i MEPJ, post që e mbante para propozimit si minister në vend të Ditmir Bushatit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb